La fansat pa fjalë në Eurovision, artistja e njohur duket njësoj si princesha britanike

TË FUNDIT

Ndjekësit e Eurovisionit mbetën të habitur nga artistja islandeze, Elísabet Eyþórsdóttir, e cila kishte një ngjashmëri të frikshme me princeshën britanike Beatrice. Elisabet performoi në finalen e festivalit evropian si pjesë e grupit islandez Systur për të interpretuar këngën “Ain’t Got Nobody”.

Artistja kishte tipare të ngjashme me princeshën, duke përfshirë dhe flokët në të njëjtën nuancë. Fansat ishin të shpejtë për ta shprehur mendimin e tyre në rrjete sociale: “Një nga këngëtaret e Islandës ngjan pak si Princesha Beatrice #Eurovision”, shkroi një ndjekës.