Kuzhinieri turk CZN Burak dhe Ronaldo do të hapin restorant në Londër

TË FUNDIT

Kuzhineri i famshëm turk, Burak Özdemir, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ndryshe i njohur edhe si CZN Burak, në partneritet me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo do të hapin një restorant në Londër.

Gjatë adresimit të tij në një ngjarje të dielën, e cila u organizua nga komuna e Bursës në Turqi, Özdemir bëri të ditur se restoranti do të hapet në nëntor të këtij viti.

Kuzhinieri me renome botërore ka tre restorante në Stamboll.

CZN Burak është i njohur për ushqimet e tij gjigante.

Ai gjithashtu është i njohur edhe në rrjetet sociale ku ka mbi 57 milion ndjekës në TikTok dhe rreth 32 milion ndjekës në Instagram./AA/