Kuvendi ka ndërprerë aktivitetet për ditën e sotme, përcjell TV21. Ky vendim vjen për shkak të aksidentit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut, që ndodhi sot në autostradën “Struma” në Bullgari, ku jetën kanë humbur 46 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga qendra për shtyp pranë Kuvendit, vetëm Këshilli Nacional për Euro-integrime do të mbajë seancën e tretë, ku pika e vetme e rendit të ditës është Raporti i vitit 2021 i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
