Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, ja rendi i ditës

TË FUNDIT

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë të jashtëzakonshme gjatë ditës së sotme, njofton TV21

Nga atje njoftuan edhe për rendin e ditës:

“Ju informojmë që seanca e sotme e jashtëzakonshme është për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat sigurojnë përputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndryshimet janë të nevojshme, pasi që synojnë rritjen e transparencës në procesin zgjedhor përmes:

  • rregullimit të mediave elektronike dhe portaleve online në përputhje me Ligjin për media,
  • harmonizimit me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku u shfuqizuan dispozitat që rregullonin numrin e nënshkrimeve të kërkuara për paraqitjen e listës së kandidatëve nga një grup votuesish
  • si dhe harmonizimi me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore”.