Kuvendi i miratoi ndryshimet e ligjeve për arsim, në kushte të jashtëzakonshme fillimin e vitit shkollor e përcakton Qeveria

TË FUNDIT

Me ndryshimet në Ligjin për Arsim fillor dhe atë të mesëm, të miratuara mbrëm nga Kuvendi, për herë të parë në vend mundësohen përjashtime nga procesi i rregullt arsimor në rastet kur ka një krizë, epidemi, zjarre, përmbytje ose katastrofa të tjera të mëdha natyrore.

Përjashtimet nënkuptojnë se, në rrethana të jashtëzakonshme viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë, në një kohë të ndryshme nga koha kur fillon zakonisht, për çka do të vendos Qeveria.

 “Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollën fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me praninë fizike të nxënësve, ose në distancë duke përdorur mjete elektronike të komunikimit. Sipas ndryshimeve në ligje, organizimi i klasave me prani fizike të nxënësve do të jetë i mundur vetëm nëse kriteret dhe kushtet plotësohen në përputhje me protokollet dhe planin për mësimin e shkollave fillore dhe të mesme”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se qëllimi i këtyre ndryshimeve është rregullimi teknik i procesit mësimorë në kushte të jashtëzakonshme.

 “Përfshimë dekret i cili në rrethana të jashtëzakonshme mund të sillet nga Qeveria me qëllim numrin e orëve, ditët e mësimit në një vit mësimorë, si mekanizëm që për herë të parë vendoset në ligj. Qëllimi i këtij dekreti është rregullimi teknik i procesit mësimorë në atë vit shkollor kur do të ketë rrethana të jashtëzakonshme, por për herë të parë përfshijmë edhe të drejtën e mësimit nga distance”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimt dhe Shkencës.

Ndryshimet në dy ligjet parashikojnë që ora të zgjasë më pak se 40 minuta, për mbrojtje më të madhe të nxënësve, që do të ndjekin mësimet me prani fizike.  Gjithashtu në rast të katastrofave natyrore të lartpërmendura, sipas nenit 5, do të ketë reduktim të ditëve mësimore, nga 180 në më së paku 100.