Kuvendi do ta fillojë seancën e 22-të plenare

TË FUNDIT

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 22-të në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, midis të cilave edhe propozimi i plotësuar i Rregullores së punës së Parlamentit, me procedurë të shkurtuar dhe Projektligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, në lexim të parë.

Në rendin e ditës janë edhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore, si dhe propozim-vendimet për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësit e tyre në komisionet e Kuvendit dhe për krijimin e grupeve parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare për bashkëpunimin e parlamenteve të vendeve të tjera, Projektligji për Ratifikimin e Protokollit të plotësuar 6 për Tregti me shërbime në Marrëveshjen për ndryshime dhe aderim në Marrëveshjen e Evropës qendrore për tregti të lirë, si dhe disa ligje në lexim të dytë.

Me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, plotësime në Ligjin për Procedurën Tatimore, me procedurë të shkurtuar, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Tatim të fitimit, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Tatim të të ardhurave personale, si dhe Propozimin për Ligjin për mbështetjen financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përfituesve të pensioneve, përfituesve të së drejtës së sigurimeve shoqërore të të moshuarve, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdesit prindëror, artistë dhe persona të tjerë të angazhuar në veprimtari kulturore, punonjës filmi dhe artistë të estradës, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, Projektligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, Projektligjin për Mbështetjen Financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës.

Në rendin e ditës së propozuar janë vendosur Projektligji për Realizimin e Interesit Publik në Kulturë, në leximin e parë, si dhe Propozimi i Vendimit për miratimin e Vendimit për shumën e kompensimit mujorë që e paguan Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit të pensionit të financuar plotësisht nga shoqëritë e pensionit për vitin 2020 dhe Propozim-vendimi për shpalljen e njoftimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dorëzuar nga Jovan Mitreski dhe Arbër Ademi.