Kuvend i ri, shprehi të vjetra, zgjedhja e komisioneve përmes përplasjeve mes deputetëve

TË FUNDIT

Kuvendi me 98 vota “PËR” dhe 4 të përmbajtur e zgjodhi përbërjen e komisioneve, kryetarë, zëvendës-kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të tyre, me çka Kuvendi do të mund të fillojë me punë. Zgjedhjes së komisioneve i paraprinte përplasje mes deputetëve. Opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi para vendimit për përbërjen e komisioneve për të cilin u morën vesh opozita dhe pushteti, të sillet vendim për numrin dhe llojin e trupave të kuvendit si dhe për numrin e anëtarëve brenda tyre. Kërkesa e këtillë u hodh poshtë për shkak se shumica e deputetëve votuan kundër, ndërsa në lidhje me këtë reagoi edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili tha se vendim i këtillë tashmë ekziston.