Kuvend i ri, shprehi të vjetra, zgjedhja e komisioneve përmes përplasjeve mes deputetëve

TË FUNDIT

Мe shumë përplasje, komente të ndërsjella, duartrokitje për fjalimet, kështu kaloi seanca e parë e Kuvendit për zgjedhje të përbërjeve të komisioneve, e cila në fakt duhej të ishte me karakter teknik për shkak të marrëveshjes paraprake mes opozitës dhe pushtetit. Atmosfera u nxeh pasi Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE tha se deputetët nuk ia kanë idenë e së drejtës, ndërsa kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Kostadin Kostadinov ia ktheu duke thënë se më mirë më pak dituri se free-shop krim. Nga VMRO-DPMNE-ja insistuan se para se të votohet duhet të sillet vendim për numrin dhe përbërjen e komisioneve, por nga LSDM mendojnë se vendim të tillë tashmë ekziston dhe se me votimin përcaktohen anëtarët e rinj.

 “Me mos sjelljen e vendimeve të tilla, z. Tatal Xhaferi si kryetar i Parlamentit dhe shumica parlamentare e devalvojnë vendimin e tyre të viti 2017. Del se ai vendim nuk është dashur të sillet, ashtu si sot nuk duhet të sillet vendimi për trupa pune. Nuk mundet Talat Xhaferi, së pari ta lidh kravatën e më pas të vesh këmishën”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

 “Mos ji i sigurt se nuk mundem”, u kundërpërgjigj kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

 “Në nenin 3 thuhet – Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, më nuk vlen vendimi për themelimin e trupave të punës nga viti 2014. D.m.th. në vendimin e vitit 2014 qëndron, njëjtë në nenin 3, me vendimin e 2014 nuk vlen më ai i 2011, ndërsa me atë të 2011, nuk vlen më vendimi i 2008. Dëshiroj të them se kemi vendim aktual dhe ai vlen derisa nuk sjellim vendim të ri dhe në vendimin për formimin e komisioneve thirremi në atë të vitit 2017”, theksoi Jovan Mitrevski nga LSDM.

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të udhëheqin me 8 komisione, BDI me 3, ndërsa BESA dhe koalicioni ASH – Alternativa me nga 1. Pas kësaj u verifikua mandati i deputetes Emilja Rambabova e cila erdhi në vendin e ministres për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska. Me kompletimin e Kuvendit, deputetët do të munden të punojnë me ligjet që duhet të ndryshohen, siç janë ligji për arsim fillor dhe të mesëm si dhe për vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që i solli presidenti Stevo Pendarovski për shkak të pandemisë me Kovid-19. Këto ditë duhet të mbahet seancë për zgjedhje të zv/ministrave.