Drejtori i ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani, i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se kanë siguruar gas për këtë ngrohtore deri më 31 dhjetor të këtij viti, por sasia duhet t’i paguhet furnizuesit çdo muaj. Ramdani tha se problemi kryesor në këtë ndërmarrje është ai financiar, sepse aktualisht çmimi i gazit në bursat botërore dhe evropiane, po blihet rreth 130 denarë për m3, por Komisioni Rregullator ka vendosur që amëviserive duhet të shitet me 68 denarë për m3, që i bie të shitet dyfish më lirë sa blihet.
“Shkaku i rritjes së çmimit të gazit nëpër bursat botërore, posaçërisht në Evropë. Kemi të siguruara sasi gazi deri më 31 dhjetor të vitit 2022. Në bazë të kontratës duhet të paguajmë furnizuesin çdo muaj. Furnizuesi është Promgazi në kuadër të Makpetrolit. Sasitë i kemi të siguruara, por problemi është financiar. Jemi kompani që bëj,ë pjesë në tregun e rregulluar, që do të thotë se Komisioni Rregullator i Energjisë i cakton çmimet e ngrohjes. Këto çmime cakton në bazë të harxhimeve që i ka kompania. Pjesa e harxhimeve të gazit përbën diku te 93 për qind të kostove. Nëe ne paguajmë gas me çmimet aktuale, është diku te 130 denarë për metër kub dhe Komisioni na i cakton çmimin 68 denarë për metër kub, kjo i bie që ne të blejmë gaz dyfish më të shtrenjtë dhe ta shesim dyfish më lire.”, tha Ramdani.
