Strasho Jovanov nga TMORO Partia e punëtorëve kërkoi që Qeveria të miratojë ndryshimin e tre ligjeve me të cilët do të përmirësohen kushtet e punës së punëtorëve të ndërtimtarisë. Ai kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev të mbajë premtimin për koalicion me punëtorët, posaçërisht me punëtorët e ndërtimtarisë që të rritet siguria nëpër objektet ku kryhen punë ndërtimore dhe në këtë mënyrë të parandalohen tragjeditë e shpeshta gjatë punës, siç ndodhi para një kohe të caktuar në Çair ku humbën jetën dy punëtorë.
“Duhet të miratohen disa ligje, njëri prej të cilëve për një shoqëri më mirë të organizuar është ai për mëditjen për orë minimale dhe të garantuar, më pas gjithashtu për një nga ligjet më thelbësore që Maqedonia të mundet së paku të mendoj për anëtarësim në BE është ligji për organizim sindikal të cilin po e presim që 30 vite dhe assesi të sillet dhe sigurisht që në këtë drejtim është riorganizimi i Ligji për raporte pune”, deklaroi Strasho Jovanov, kryetar i TMORO, Partisë së Punëtorëve.
Anastas Trajkovski nga Sindikata e pavarur e ndërtimtarisë, theksoi se punëtorët në ndërtimtari punojnë në shumë kushte të këqija dhe të pasigurta, dhe se janë në objekte të hapura dhe pa mbrojtje, andaj dhe shpeshherë ndodhin fatkeqësi.
“Këtu është shumë rrezik që të punohet. Ka X raste që nuk janë prezantuar dhe ne nuk i dimë në opinion, shumë njerëz kanë humbur jetë për shkak të këputës së sajlës, rënie në material ndërtimor, mbështetësve, direk, dhe ka shumë raste me pasoja – vdekje”, u shpreh Kryetari i Sindikatës së pavarur të ndërtimtarisë, Anastas Trajkovski.
Sindikalistët theksojnë se ata i mbështesin të punësuarit e Eurokompozit, të cilët para pak kohe protestuan para Qeverisë, për shkak se nuk kanë marrë pagë disa muaj, dhe nuk u janë paguar kontributet. Ata paralajmëruan se çdo të shtunë do të mblidhen para Qeverisë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
