Komisioni shtetëror për Antikorrupsion që nga themelimi i saj në shkurt të 2019 deri sot ka ngritur 58 iniciativa, prej të cilave 31 janë për korrupsion, e prej këtyre është vepruar vetëm mbi 18 iniciativa. Të tjerat janë duke u shqyrtuar ose janë hedhur poshtë. Nënkryetari i këtij komisioni Nuri Bajrami thotë se jo të gjitha iniciativat janë të ngritura rreth punës së Qeverisë, duke aluduar se është keqkuptuar deklarata e tij në opinion, se Qeveria ka hedhur poshtë të gjitha iniciativat e Antikorrupsionit. Bajrami thotë se nuk është Antikorrupsioni organ kompetentë për shkarkimin e drejtorëve ose funksionarëve tjerë.
“Nëse është ndërmarr ndonjë veprim sipas iniciativave tona, kryesisht është ndërmarrë për shkaqe tjera dhe kanë ndodhur shkarkime të caktuara, si zakonisht në vitin 2019, për hir të alarmit të madh lidhur me shkeljet gjatë punësimeve, konkretisht nepotizmit, klientelizëm, kronizëm. Ato përgjegjësi nuk janë ndërmarrë sipas kërkesave tona, se ne nuk vuajmë prej kompleksit se me çdo kusht duhet neve të na dëgjojnë. Qëllimi jonë nuk ka qenë represiv. Qëllimi i komisionit ka qenë që të alarmon për dobësi të caktuara të cilat duhet të eliminohen dhe duhet të prevenohen gjatë veprimit sipas procedurave të njëjta”, theksoi Nuri Bajarami – nënkryetar i KSHPK.
Zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski mbi çështjen se Qeveria nuk ka pranuar iniciativat e Antikorrupsionit, tha se janë shkarkuar më shumë drejtorë se sa ka kërkuar ky institucion.
“Kemi shkarkuar më shumë drejtorë se sa ka kërkuar Komisioni për Antikorrupsion. Zëvendësdrejtorë, drejtorë të agjencisë nacionale, zv/drejtorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, kryetarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, për të cilët informatat kanë arritur drejtpërdrejt tek unë nga qytetarët ose mediat. Për të gjitha lëndët që i ka dorëzuar Komisioni shtetëror për Antikorrupsion, ja nesër ka Qeveria mbledhje dhe iniciativat ashtu siç mbërrijnë te në, te kabineti, ashtu edhe veprohet. Për çdo iniciativë që dorëzohet në kabinetin e zv/kryeministrit për luftën kundër korrupsionit, nga ana e Antikorrpsionit, kemi vepruar”, u shpreh Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit.
Ndryshe, në raportin vjetor të “Transparency international”, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 111 që është rënie, krahasuar me vitet e kaluara. Për këtë arsye VMRO-DPMNE ka paralajmëruar interpelancë për zv/kryeministrin Ljupço Nikollovski dhe Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq.
