Kush po harxhon shumë rrymë dhe për çka? KRrE thotë se nuk i ka këto të dhëna, EVN nuk është kompetente

TË FUNDIT

As furnizuesi universal i energjisë elektrike EVN Home e as Komisioni Rregullatorë për Energjetikë nuk japin informacione se kush janë 17 amvisëritë që harxhojnë 10%-shin e përgjithshëm të energjisë elektrike dhe për çfarë e shfrytëzojnë një sasi kaq të madhe të rrymës.

Ka spekulime se bëhet fjalë për gërmim të kriptovalutave, ndërsa në opinion dolën informacione se janë të përfshira edhe institucione shtetërore, por askush nuk e pohon një gjë të tillë.

Në listën në të cilën ka arritur TV21 është e evidentuar se si konsumator të mëdhenj të rrymës janë disa xhami dhe kisha, një shkollë private, shtëpi e një biznesmeni, e tjerë, por nga EVN tonë se këto amvisëri paguajnë në mënyrë të rregullt, pa marrë parasysh se sa dhe në çka harxhohet.

 Nga EVN shtojnë se kompetencat e tyre janë për pjesën e rrjetit deri te orëmatësi, por jo edhe për pajisjet konsumuese brenda në objekt.

“Në lidhje me të dhënat, EVN disponon vetëm me informacione për të dhënat bazë të konsumatorit, përkatësisht emri, adresa dhe numri i konsumatorit. – Në përputhje me ligjet në fuqi dhe politikën e privatësisë, është e ndaluar për cilëndo kompani në vend – ofruese e shërbimeve, të ndajë të dhëna personale të konsumatorëve me persona të tretë”, thonë nga EVN.

Edhe Komisioni Rregullatorë për Energjetikë thotë se ata janë trup rregullator dhe se nuk kanë të dhëna të detajuara se kush janë këto amvisëri që harxhojnë kaq shumë energji, ndërsa shpjegojnë se në mesin e amvisërive bien këto objekte banimi, shkollat, konviktet, xhamitë, punëtoritë e artit etj.

KOMISIONI RREGULLATORË PËR ENERGJETIKË:

1) ndërtesat e banimit për qëllime të veçanta të destinuara për strehim të përkohshëm të personave në rrezik social në përputhje me rregulloret për mbrojtjen sociale, si dhe objektet për strehimin e beqarëve;

2) nxënësit, studentët, punëtorët, konviktet e arsimit dhe pleqve, si dhe konviktet për përkujdesje të të moshuarve dhe të pafuqishmëve dhe konviktet e personave me aftësi të kufizuara dhe grupet terapeutike;

3) çerdhe, kopshte, shkolla me konvikte dhe shtëpi për kujdesin e fëmijëve,

4) kuzhina shkollore dhe publike,

5) objekte të thjeshta në të cilat kryhet aktiviteti hotelierik akomodimi i turistëve;

6) hidroforët që përdoren për furnizimin e familjeve me ujë të pijshëm,

7) studiot e artit, dhe

8) konsumi në objektet fetare në të cilat nuk kryhet veprimtari ekonomike.

Edhe vet kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski nuk tregoi nëse harxhuesit më masiv, janë ata që po e përdorin energjinë elektrike për pajisjet që prodhojnë kriptovaluta, vetëm përfundoi se këta harxhues nuk kanë problem me pagesën e faturave. Por të hënën e kaluar kryetari I ASh, Ziadin Sela në “Click Plus” akuzoi se në disa shkolla të cilat udhëhiqen nga kuadro të BDI-së prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave dhe organet shtetërore nuk po ndërmarrin asgjë.