KUSH MBETET E KUSH LARGOHET?! PËRBËRJA E RE QEVERITARE NESËR NË KUVEND 

TË FUNDIT

Edhe pse kryeministri paralajmëroi se të premten do të publikohet përmbajtja e re kabinetit qeveritarë, ndryshimet janë prolonguar edhe për dy ditë. Nesër pasdite, është paralajmërimi i fundit se në Kuvend do të arrijë propozimi për shkarkimin, por edhe për emërimin e ministrave të ri. Si asnjëherë më parë, nuk dihen emrat e atyre që do të largohen dhe atyre që do të vijnë.  Edhe në bisedat telefonike me ta, ata nuk zbulojnë se a janë në listën e kryeministrit. Sipas disa informacioneve, flitet se mund të ndryshohen 8 emra, së bashku me rrotacione në sektore, prej të cilave tre ministra nga LSDM-ja do të zëvendësohen me të rinj. Tashmë dihet se do të kemi ministër të ri për bujqësi, në vend të Lupço Nikollovskit, i cili fitoi besimin që të jetë pasardhës i Kiracovskit, në vendin e sekretarit gjeneral të LSDM-së.

Për njeri të parë në bujqësi përmendet emri i Goce Georgievskit – inxhinier bujqësor.

Në vendet e tyre ministrore është e ditur se do të mbeten Shekerinska, Deskoska dhe Carovska, përkatësisht në Ministrinë e mbrojtjes, Ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë për punë dhe politikë sociale. Paralajmërohet ndryshim në Ministrinë për transport dhe lidhje dhe në Ministrinë e shëndetësisë, përkatësisht ndryshim të  Sugarevskit dhe Filipçes.

Dorëheqje për arsye shëndetësore dha ministri i kulturës, Asaf Ademi, ndërsa si pasardhës i tij përmendet Hisni Ismaili, profesor i Fakultetit të mjekësisë dhe kuadër i Alternativës së Afrim Gashit, gjë që shkaktoi reagime se me dikasterin e kulturës do të udhëheq një person mjekësor.

Për vendin e Ekologjisë tashmë dihet se ministër i ri për ambient jetësorë dhe planifikim hapësinorë do të jetë Naser Nuredini, i cili do të zëvendësojë Sadulla Durakun.  Përndryshe siç publikoi TV21, Nuredini është lindur në vitin 1979, ndërsa është shkolluar në Universitetin në Brajton, Angli, në drejtimin “biznesi ndërkombëtarë”.

Sadulla Duraku duhet të drejtojë dikasterin e ri për sistem politik, ndërsa Zoran Shapuriq nga PLD më nuk do të jetë ministër pa resor, por do të ketë vend të ri të punës. Ofertë për transferim në poste të reja ka edhe për ministra të tjerë. Nëse debati në Kuvend për ekipin e ri qeveritarë  fillon të hënën, më së voni të nesërmen, përkatësisht të martën, do të votohet. Menjëherë më pas, siç paralajmëroi Zaev, do të vijojnë ndryshimet në eshallonin e dytë dhe të tretë, ku duhet të përfshihen drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse në kompanitë publike.