Kush janë të zhdukurit për disa vite në Maqedoni

TË FUNDIT

Shatë shqiptarë, katër maqedonas, një vajzë e përkatësisë etnike boshnjake, një djalë i etnisë rome dhe një shtetas grek, janë 14 personat të cilët tash e sa vite konsiderohen si të zhdukur.

Emrat e tyre qëndrojnë për një kohë të gjatë në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila i ka shpallur këto persona të zhdukur, duke vazhduar kërkimin e tyre vite me radhë. Në këtë listë mbeten emrat e disa fëmijëve që trajtohen të zhdukur, të cilët para shumë vitesh u zhdukën në rrethana misterioze.

Megjithëse vetë Ministria e Brendshme ka vendosur të publikojë në ueb faqen e saj vetëm 14 emrat e të zhdukurve, sipas të dhënave zyrtare, kjo listë është shumë më e gjatë dhe përbëhet nga emrat e rreth 170 personave, fati i të cilëve mbetet mister vite me radhë, raporton Koha.mk.

Në bisedë e sipër me të afërmit e disa nga të zhdukurve mund të konstatohet se ato pas shumë vitesh nuk duan të pranojnë humbjen, por me kalimin e viteve shpresat për gjetjen e të afërmve të tyre janë zbehur, duke bërë që ato pajtohen me realitetin.

Në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të gjenden emrat e Renat Xheladinit, Mirsada Heldoviq, Mitat Ibraimi, Dane Memedi, Vele Dojçinovski, Xhelal Veseli, Xhelil Osmani, Trajanos Papadimitriu, Velimir Damjanovski, Fikri Ismail, Sali Saliu, Abdylbari Ziberi, Beti Grnçaroska dhe Velko Stojanovski.

Shumica e të zhdukurve janë meshkuj, por midis tyre gjenden 22 femra, kryesisht të zhdukura në moshë të re.