Cilat janë 10 kompanitë e sigurimeve që rritën çmimet? Nëse dëshmohet se janë bashkuar në kartel do të gjobiten sipas ligjit

TË FUNDIT

Të gjitha 10 kompanitë e sigurimit që kanë qenë të regjistruara para 1 prillit të vitit të kaluar dhe japin shërbime për sigurimin e automjeteve motorike janë nën hetim për bashkim në kartel.

Kompanitë e sigurimit që ndiqen për bashkim në kartel:

  1. MAKEDONIJA OSIGURUVANJE (VIENNA INSURANCE GROUP)
  2. TRIGLLAV OSIGURUVANJE SH.A.
  3. SAVA OSIGURUVANJE SH.A. SHKUP
  4. EUROINS OSIGURUVANJE
  5. EUROLINK
  6. GABE NEZHIVOT SH.A. SHKUP
  7. UNIQA
  8. OSIGURITELNA POLISA
  9. HALK OSIGURUVANJE
  10. KROACIA OSIGURUVANJE/NEZHIVOT

Në këtë grup, sipas Agjencisë për supervizion sigurimi (ASS) nuk bënë pjesë vetëm ZOIL Maqedoni nga Manastiri, që është evidentuar në regjistër më 1 prill të vitit të kaluar, kur është realizuar marrëveshja për, siç thuhet, bashkim në kartel dhe u rritën çmimet e këstit të sigurimit për autopërgjegjësi me çka u shtrenjtua regjistrimi i automjeteve. Nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, për TV21 thonë se deri te 10 kompanitë e sigurimit është dërguar njoftim preliminar në të cilin theksohet se çfarë është gjetur gjatë kontrolleve në hapësirat zyrtare të kompanive të sigurimit, duke përfshirë edhe kontrollet në komunikimin e tyre të ndërsjellë pas çka janë gjetur prova për sjellje të harmonizuar – Kartel.

“Procedura për konfirmimin e sjelljes së harmonizuar – KARTEL dallon nga procedura për bashkimin në kartel të marketeve, për shkak se në këtë procedurë ka njoftim preliminar, pas çka kompanitë e sigurimit kanë afat për të dorëzuar kundërargumente, pas çka KMK do të mbajë takim dhe do të sjellë raport përfundimtarë ku do të theksohet se sa do të jetë gjoba. Edhe për këtë raport kompanitë kanë të drejtë të parashtrojnë kundër argumente, pas çka Komisioni do të sjellë vendim përfundimtarë”, thonë nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës.

Nga KMK thonë se për vendimin përfundimtarë kompanitë e sigurimit do të ankohen para Gjykatës Administrative, ndërsa pakënaqësitë nga kjo gjykatë, mund t’i shprehin në Gjykatën e lartë administrative.
Përndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski është i njoftuar me procedurën.

“Me të vërtetë janë disa informacione për mua mjaftë befasuese. Befasuese në mënyrë jo të mirë”, tha Mickoski.

Kompanitë e sigurimit ndiqen sipas nenit 7 paragrafit 1 të Ligjit për mbrojtje nga konkurrenca.

LIGJI PËR MBROJTJE TË KONKURENCËS
MARRËVESHJET, VENDIMET DHE SJELLJA E HARMONIZUAR TË NDALUARA
NENI 7
(1) Janë të ndaluara të gjitha marrëveshjet e lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, vendimet e shoqatave të ndërmarrjeve dhe sjellja e harmonizuar qëllimi i të cilave është prishja e konkurrencës, e veçanërisht ato që:
1) drejtpërdrejt ose tërthorazi i fiksojnë çmimet e blerjes ose të shitjes ose disa kushte tjera për tregtim;

Nëse dëshmohet se janë bashkuar në kartel do të gjobiten sipas ligjit të njëjtë, përkatësisht nenit 59 paragrafi 1 që parasheh gjobë deri më 10% nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara vitin paraprak. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, nëse shkohet me dënim maksimal, në buxhet do të hyjnë mbi 15 milionë euro.

LIGJI PËR MBROJTJE TË KONKURENCËS
KUNDËRVAJTJE MË TË RËNDA
NENI 59
(1) Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje, ndërmarrjes, përkatësisht shoqatës së ndërmarrjes, me aktvendim do t’i shqiptojë gjobë në shumë deri në 10% nga vlera e të ardhurave të përgjithshme vjetore, të realizuara në vitin e fundit afarist, të shprehur në shumën absolute dhe nominale për të cilën ndërmarrja apo shoqata e ndërmarrjes ka hartuar llogari vjetore, nëse:
1) lidh marrëveshje të ndaluar apo në mënyrë tjetër merr pjesë në marrëveshje, vendim apo sjellje të harmonizuar me të cilat prishet konkurrenca sipas nenit 7 të këtij ligji;