Grupi i zjarrit po vazhdon takimet me qytetarët e strukturat që mbështesin ata. Mbrëmë ishin në Çair, ku edhe disa herë patën problem me mungesën e energjisë elektrike. Kryetarit i Cairit, Visar Ganiu tha se këtë me qëllim po e bën Artan Grubi.
“Nga Këshilli organizativ ma bëjnë me dije që qëllimisht e ndalin dhe e lëshojnë rrymën prej atje, por edhe njëherë ja bëj me dije Artan Grubit që një ditë e më parë të shkon prej ekzekutivit dhe të lirojë BDI-në. Një ditë e më parë që shkon, ai nuk do ta sjell edhe njëherë si në 2016 që dikush t’ia fikat dritat në mbrëmje”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Çairit.
“U mundova pak të kërkoj falje udhëheqëses që ta shkurtojmë kohën për shkak të ndaljes së rrymës, por nuk bënë asgjë tjetër pos se na morën mësysh për këtë tubim më të madh në sallën “Shaban Tërstena” në Çair”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Në Facebook-un e tij, reagoi zv/kryeministri i parë Artab Grubi. Shkruan se fal politikave të suksesshme të Qeverisë, edhe përkundër krizës së madhe energjetike, nuk kemi pasur asnjë sekondë restrikcione dhe ndalje së rrymës.
“Me keqardhje dëgjoj arsyetime dhe shpifje banale për “ndërprerje të rrymës” gjersa gjitha dritat dhe reflektorit në sallë janë ndezur dhe për asnjë çast nuk ka pas ndërprerje rryme. Drita e fortë t’i verbon edhe sytë, shkruan Kadare në Qorrfermanin e tij. Ta ruajmë fytyrën që ta shohim dhe t’i flasim njëri tjetrit edhe nesër”, shkroi Artan Grubi, zv/kryeministër i pare.
Ndërkaq nga Çairi, Mexhiti tha se po ta dinin votuesit e Çairit se Grubi do të ishte zv/kryeministër në Qeveri, BDI nuk do të kishte siguruar 15 ulëse ne Kuvend.
“Ky ekzekutiv me hile ka ardhur në ekzekutiv sepse unë jam shumë i sigurt se po ta dinte qytetari i Çairit se Artan Grubi do të jetë zv/kryeministër, ju them me sinqeritetin më të madh që BDI nuk do të kishte me siguri 15 deputetë. Nuk do të ishte fitues në atë cikël zgjedhor sepse e kemi provuar”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Mexhiti tha se në vitin 2016 BDI nga zgjedhjet për herë të parë ka dalë si humbës, si parti e tretë e kjo për shkak se ia kanë lënë në dorë dikujt tjetër që të kërkojë vota.
