Kallëzim penale deri Prokuroria publike për keqpërdorim të mjeteve nga fondet e BE-së nga ana e Agjencisë nacionale për programe evropiane për edukim, ka dorëzuar Ministria e arsimit. Këtë e thanë nga Komisioni antikorrupsion prej ku thonë se ekziston lëndë për keqpërdorim të fondeve të BE-së së programeve evropiane Erazmus Plus, Europas dhe Eurogajdens. Në procedurën për hetimin e punës, përveç Ministrisë së arsimit janë kyçur edhe Byroja për siguri publike përmes sektorit për krim ekonomik dhe korrupsion dhe Policia financiare. Prej atje thonë se kjo lëndë ende është në procedurë.
“Nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, sektori për Bashkimin Evropian, morëm informacion se është bërë monitorim nga vetë kjo ministri, janë konstatuar lëshime përkatësisht dëme materiale, kështu që nga ana e Ministrisë së Arsimit është dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Themelore” thotë Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion.
Bajrami shton se nga ana e drejtoreshës së Agjencisë janë lidhur 107 marrëveshje të cilat dalin nga thirrje publike për analizë, për bashkëpunëtorë profesionalë, por konstaton se procedurat për lidhjen e këtyre marrëveshjeve nuk janë zhvilluar siç duhet. E kontaktuam drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare, Lidija Dimovën, e cila pohon se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim nga ana e saj, por se kjo është bërë nga ana e udhëheqësisë së kaluar.
“Është e saktë se është paraqitur mungesë e mjeteve në Agjencinë Kombëtare. Ajo mungesë e mjeteve është paraqitur nga Agjencia Kombëtare deri te MASH-i, si autoritet kombëtar, megjithatë Agjencia Kombëtare është ajo e cila ka vepruar e para. Kjo do të thotë se ne kemi vepruar, kështu që personin përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejt për mungesë të parave, së pari e larguam nga puna, ndërsa pastaj kishim kallëzime penale jo kundër një, por kundër dy personave”, tha për TV21 drejtoresha e AKPEAM, Lidija Dimova.
Pikërisht për këtë, në mars të këtij viti, edhe opozitarja VMRO-DPMNE drejtpërsëdrejti e akuzoi Lidija Dimovën, se ajo është përgjegjëse për shpenzimin joligjor të parave evropiane.
