“Kush është vendimi i parë i marrë nga kryeministri teknik, Talat Xhaferi?”

TË FUNDIT

Seanca plenare për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu dhe për Shëndetësi, Fatmir Mexhiti nga krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët, është zhvilluar nën kritika nga deputeti Halil Snopçe, transmeton TV21.

Ky i fundit, ka kritikuar pushtetin – gjegjësisht Bashkimin Demokratik për Integrim për qasje politike në propozimin për shkarkimin e ministrave.

Pyeti se me cilin vendim do të mbahet mend Talat Xhaferi – kryeministri teknik?

“Vendimi i parë është shkarkimi i drejtorëve shqiptarë” – tha Snopçe.

Snopçe ka akuzuar edhe Xhaferin se po pranon direktiva nga të tjerët duke shtuar se “është fatkeqësi të ndodh kjo nga një komandant i UÇK-së”.