Prej 24 orësh të gjithë po flasin për dorëheqjen e Boris Johnson. Në të njëjtën kohë, diku më afër, mes shumë gazetarëve dhe bashkëshortes së Johnson-it, Carrie Symonds, ishte sigurisht një ‘banore’ tjetër e rrugës së rezidencës së kryeministrit, e cila në fakt ka qenë disa vite më shumë se Johnson aty.
Ajo është Larry the Downing Street Cat dhe vodhi të gjithë vëmendjen. Macja ka parë deri tani 3 kryeministra britanikë të mbyllin derën pas tyre: David Cameron, Theresa May dhe tani, Boris Johnson. Ajo jeton në Downing Street që nga viti 2011 dhe para se të bëhej “macja e parë e Britanisë” ishte endacake, madje u zgjodh nga streha Battersea Dogs and Cats në Londër.
Personaliteti shpërthyes i Larryt nuk fshihet, edhe kur ndodhet përballë krerëve zyrtarë të shtetit. Për shembull, kur ajo u takua me Barack Obamën në vitin 2011, dukej se e pëlqente atë, siç e konfirmoi David Cameron, pavarësisht se zakonisht nuk shkon mirë me burrat, sipas ish-kryeministrit britanik.
