Kush do t’i shërojë kafshët!? Të rinjtë nuk kanë interesim për të studiuar veterinari

TË FUNDIT

Veterinerët nga gjithë Ballkani u mblodhën  në Ohër për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e reja që ofrohen në këtë profesion. Problemi i përhershëm është se si të nxisin të rinjtë të vazhdojnë këtë profesion, pasi pak studentët vendosin të studiojnë në këtë drejtim.

 “Për fat të keq kemi një mendim të përbashkët nga gjithë kolegët e rajonit se interesimi për të studiuar veterinarinë është ulur. A është kjo për shkak të politikës e shteteve të cilat profesionin e veterinarisë e lënë te shoqëritë e margjinalizuara dhe sjellët në një situatë të palakueshme financiare. Në këtë mënyrë të rinjtë e humbin interesin për këtë profesion”, tha Zharko Mihajlovski –Oda e Veterinerëve.

Mendim të njëjtë kanë edhe veterineret nga Bullgaria, Kosova edhe  Serbia.

 “Vitet e fundit për shaka të lëvizjeve të njerëzve numri është i ulët por, duhet edhe ne si odë e veterinerëve edhe fakulteti i veterinarisë, duhet të bëjmë më shumë për tu ofruar mundësi më të mira studentëve  sepse edhe në kushtet e fakultetit bëjnë që ata mos e gjejnë si zgjedhje të parë”, theksoi Arsim Ademi –Oda veterinerëve nga Kosova

 “Interesimi është i dobët por jo shume ekonomike, për shkak se kushteve të punës, punës që janë jashtë orarit, mos pasja e një orari të caktuar të punës edhe kjo bën që interesimi të jetë i vogël për këtë profesion.”, pohoi veterinari nga Bullgaria.

 Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari në Maqedoni thonë se interesimi është i dobët dhe ata mundohen që të nxisin të rinjtë që të kenë interesim për këtë profesion.

 “Për fat të keq interesimi ka rënë se të gjithë duan perëndimin dhe kërkojnë një jetë më të mirë por, në do mundohemi që të punojmë që të ketë më shumë interesim për profesionin e veterinarisë”, tha Denis Aliti – zv/drejtor në AVU.

Zvogëlimi i interesimit për këtë profesion ka ardhur edhe si pasojë e zvogëlimit të blegtorisë dhe pagave të ulëta që kanë veterinerët.