Kush do të financojë hekurudhat për 1.91 miliardë euro?! Dërgohet kërkesa për interesim deri te bankat më të mëdha botërore

TË FUNDIT

Ministria e Financave ka dërguar kërkesë për shprehje interesi për financimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10, deri te 21 institucione financiare ndërkombëtare dhe banka komerciale të huaja. Bëhet fjalë për institucione financiare nga Europa, SHBA, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar, nga të cilat një pjesë janë institucione me të cilat vendi ka bashkëpunuar edhe më herët në projekte të caktuara, përcjell TV21.

Një pjesë e bankave të cilave u është dërguar kërkesa janë Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane Investive, Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar i OPEC-it, Agjencia Franceze për Zhvillim, Banka Italiane për Zhvillim, Deutsche Bank, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JP Morgan dhe kompania amerikane Goldman Sachs. Shuma që kërkohet për realizimin e projektit është 1.91 miliardë euro. Afati për dorëzimin e përgjigjeve për shprehjen e interesit është deri në fund të këtij muaji.