Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankulovski, tha se muajt e fundit janë rritur të hyrat në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe në Drejtorinë e Doganave pa aplikuar tarifa të reja tatimore e as doganore. Sipas tij, arsyeja e kësaj rritje është ndalesa e plaçkitjes nga disa oligarkë, të cilët vazhdojnë të bëjnë presione lidhur me mos pagesën e detyrimeve të kompanive të tyre, siç janë mësuar më parë.
Gjatë ditës së sotme kërkuam detaje se kush janë këta manjatë të bizneseve, të cilët gjenerojnë miliona euro fitime, por hezitojnë të paguajnë detyrimet ligjore të tatimeve dhe tarifat doganore. Nga VMRO DPMNE thanë se këta janë njerëz të afërt të familjes së ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe të bashkëpartiakëve të tij, të Lidhjes socialdemokrate, të cilët në pushtetin e kaluar kishin funksione.
Për këtë çështje pyetëm edhe në LSDM, por nuk deshtën të prononcohen për rastet konkrete.
