Kurti: Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që i mohon krimet e nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

TË FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti sot tha se për raporte normale me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova, por duhet të ndryshojë Serbia. Sipas Kurtit, nuk bën trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë.

“Dhe bëjnë gabim ata, të cilët mundohen që ta ndërtojnë një trysni mbi Kosovën, trysnia duhet të jeyë mbi Serbinë, e cila i mohon krimet dhe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti ndër të tjera në konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel./21Media