Kryeministri Albin Kurti sot do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19.
Kurti vaksinën do ta merr në sallën e sporteve “1 Tetori”, Prishtinë në ora 16:30.
Ndryshe, salla “1 Tetori” në Prishtinë tashmë ka pamje tjetër nga brenda meqenëse po bëhen përgatitjet për fillimin e procesit të vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në takimin virtual me kryetarët e komunave të Kosovës ka bërë procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
