Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 16 vjetorin e vrasjs së Mon Balajt dhe Arben Xhelandinit ka folur edhe për asociacionin, ku ka deklaruar se Serbia është në panik dhe dëshiron që të shpall një president zajednice.
“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj, Beogradi zyrtar me kaq nervoz kërkon asociacion të tyre. Si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Boshnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e donë Serbia. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Tek komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj, Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetar të komunave të së njëjtës parti që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president zajednice dhe me atë ta shkelin ministrin tonë të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
