Kurti: Rrymën e kemi nga thëngjilli, duam t’i rimodelojmë shtëpitë, por duhet ndihmë financiare

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranon se ka shumë punë deri te tranzicioni energjetikë.

Në Forumin socio-ekologjik Shkupi 2021, tha se Kosova energjinë elektrike e siguron kryesisht nga thëllgjilli.

Meqë ka 6 muaj në qeverisje, thotë se ende po bëjnë analiza të fizibilitetit, megjithatë shtoi, se tranzicioni ekologjik duhet të fillojë duke rimodeluar shtëpitë dhe për këtë duhen ndihma financiare.

“Nuk është çështja se a duhet trazicion i këtillë (i energjisë), por kur dhe si? Ne kemi nevojë për një bazë të fortë sociale dhe kulm i fortë ekologjik nën të cilin do të jetojmë. Kosova e siguron rrymën nëpërmjet kryesisht nga thëngjilli me burime të kufizuar të erës dhe të hidroenergjisë. Hidroenergjia nuk u tregua mjaftueshëm e prodhueshme dhe ne mbetemi kryesisht në thëngjill. Në rastin tonë do të duhet të bëjmë tranzicion të dyfishtë. Këtë javë sapo i bëmë 6 muaj qeverisje dhe për këtë ende realizojmë analiza të fizibilitetit për atë se si të shkojmë para në mënyrën më të mirë për ne dhe rajonin. Me këtë dua të them se jemi plotësisht të përkushtuar në kalim në energjinë e pastër dhe në investimin e burimeve të ripërtëritshme si energjia diellore dhe e erës duke rimodeluar shtëpitë tona. Por na duhet edhe ndihmë financiare që të ndihmojë qytetarët tanë të dalin nga varfëria”, tha Kurti, transmeton TV21.