Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, ku tha se në Kosovë nuk ka më grupe apo individë që mund ta sfidojnë Republikën.
Kurti tha se në Kosovë nuk ka burime të brendshme destabilizuese apo që kërcënojnë sigurinë e që agjencitë e Kosovës për siguri nuk mund ta menaxhojnë, por goditi mediat duke thënë se “regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike por jo edhe paratë e tyre të pista”, e që sipas tij”, “ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara onlinë që kijojnë më shumë lajme të rreme e dezinformata”.
“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata”.
“Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e ilegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”, tha Kurti.
Më tej, Kurti tha se si qeveri socialdemokrate janë të përkushtuar në fuqizimin e grave dhe të rinjve, teksa përmendi masat e mara, bursat dhe sipas tij, lidhjen e tregut të punës me edukimin profesional.