Kurti për opozitën: Çfarë hajvanash! Ka mbaruar koha e hajvanatit

TË FUNDIT

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur fjalim para mbështetësve të partisë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përcjell TV21. Duke iu referuar premtimeve të opozitës, Kurti i është drejtuar të njëjtëve duke i quajtur “hajvana” (kafshë).

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thoshin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se Bruto Produkti Vendor, çfarë hajvanash! Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre, çfarë hajvanash! Po ka kaluar koha e hajvanatit, e kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Merreni me mend, kur ne thoshim një zotim tonin, ata ia shtoshin 50% ose 100%, 200%. Mendoshin që ashtu e kanë mashtruar ndokënd, ata e kanë mashtruar vetëm veten e tyre”, tha mes tjerash Kurti./tv21.tv