Kurti: Ose mbi 80 vota për Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për VV-në

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagimin e opozitës dje në Kuvend lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, e ka quajtur “panik histerik”.

Kurti ka thënë se ky Projektligj ndonëse nuk u votua me procedurë të përshpejtuar, do të votohet me procedurë të rregullt. Përmes një postimi në Facebook Kurti ka theksuar se miratimi i këtij Projektligji është i duhur e i drejtë, i mirë e i dobishëm.

Ai ka thënë se ky projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit.

Kryeminstri gjithashtu ka shtuar se, VV-ja nuk dëshiron zgjedhje të sërishme dhe se nëse nuk bëhen 80 vota për Vjosa Osmanin, do të bëhen mbi 500 mijë në zgjedhje për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, miratuar nga Qeveria Kurti mbrëmë u votua kundër nga 39 deputetë. Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje./21Media