Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka theksuar mungesën e qartësisë për nënshkrimet e dorëzuara nga LDK.
Sipas Kurtit, ende nuk është e qartë se për cilin kandidat janë 15 nënshkrimet e dorëzuara nga Lumir Abdixhiku, ndërsa ai shtoi se nga LDK është kërkuar edhe garantimi i votave për një marrëveshje të mundshme.
“Kryetari i LDK nuk tregon se për kë janë 15 nënshkrimet, por thotë ‘a mi garanton ti votat’. LDK nuk po e tregon emrin e kandidatit, po tregon se për kë janë,” u shpreh Kurti.
Ai nuk e përmendi emrin e Vjosa Osmani, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve lidhur me të.
