Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Berlin është pyetur nga gazetarët serbë në lidhje me pretendimet e Serbisë se dronë të huaj janë hasur mbi ndërtesa ushtarake të forcave të armatosura serbe, përcjell TV21. Kurti tha se nuk ka informacione për ndodhi të tilla, ndërkaq theksoi se qeveria në Serbi nuk është demokratike dhe se si rrjedhojë ka shumë veprime iracionale nga ata.
“Pyesni në Serbi, çka di unë. Pyetni ata. Nuk di unë cilët dronë kanë hyrë në Serbi. Gazetari: Sigurisht ka raport të sigurisë? Kështu, kjo ka ndodhur në territor të Serbisë, pyetni ata. Ndoshta nuk mendoni se unë duhet të përgjigjem edhe për atë që ndodhë në territorin e Serbisë. Gazetari: Pse Serbia ka ngritur gatishmërinë ushtarake? A mendoni ju se me një shtet ku regjimi që qeveris nuk është demokratik është gjithçka racional, ka shumë veprime joracionale atje”, theksoi Kurti.
