Kurti: Ky është bordi i fundit i AKP-së

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e kandidatëve për bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me propozimin e emrave për anëtarë të bordit të AKP-së nis përgatitja për transformimin e kësaj agjencie.

Qeveria i ka propozuar këta kandidatë: Nazmi Mikollovci- kryesues, Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini./21Media