Kurti jep detaje nga takimi me Vuçiqin

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që ka nisur në Kranj të Sllovenisë.

Në takim të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në n jë postim në twitter Kurti ka treguar se për çfarë u bisedua në këtë takim.

“Në takim me kancelaren Merkel, presidentin Emanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, diskutuam për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, ka shkruar Kurti në Twitter.