Kurti: Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë! Populli u beson grave aq sa burrave

TË FUNDIT

Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili po mbahet në Prishtinë.

“Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, tha Kurti.

Ai shtoi se kur bëhet fjalët për çështjet e sigurisë, qytetarët e institucionet kanë caktuar si komandante Supreme, presidenten Vjosa Osmani.

Kurti po ashtu deklaroi se numri i grave dha vajzave që shërbejnë në FSK e në Policinë e Kosovës është substancial por edhe duhet të rritet tutje.

“Nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë, përveç se të realizohet nga gratë dhe burrat së bashku por edhe s’ka alternativë tjetër. Është garancia më e madhe, më e drejtë dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në FSK nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut por edhe të pakicave”, tha Kurti.