Kurti: Deputetët opozitarë janë nomadikë, qeveria aktuale është “Kurti 2.5”

TË FUNDIT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët opozitarë, që sipas tij, po e pengojnë konstituimin e Kuvendit të ri, duke i quajtur “deputetë nomadikë”, përcjell TV21. Ai tha se ata nuk po tregojnë vullnet për ta pasur Kuvendin, që sipas tij, është shtëpia e përfaqësuesve të popullit, veçanërisht e opozitës.

“Nomadët janë ata që nuk dëshirojnë të kenë shtëpi. Pra, këta janë deputetë nomadikë që nuk duan Kuvend”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se pavarësisht kompetencave të kufizuara, qeveria në detyrë po vazhdon punën dhe e përshkroi si një fazë tranzitore: “Ndërmjet Kurtit 2 dhe Kurtit 3, kjo është Qeveria 2.5”.

Kurti u bëri thirrje deputetëve që të kthehen në Kuvend, duke theksuar se kundërshtimet ndaj tij mund të shprehen përmes votës kur të vijë momenti për zgjedhjen e qeverisë së re.