Fushata e Turqisë kundër kryengritësve nga radhët e Partisë Punëtore të Kurdistanit ka nxitur reagimin e kryesuesit të kësaj organizate, Xhemil Bajik, i cili ka akuzuar Ankaranë se po sulmet kundër kurdëve po tenton të mbrojë Shtetin Islamik.
Udhëheqësi i Partisë Punëtore të Kurdistani ka akuzuar Turqinë se po përpiqet që të mbrojë Shtetin Islamik, me sulmet që po ndërmerr kundër kryengritësve kurdë.
Në një intervistë për BBC, Xhemil Bajik tha se beson se Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, synon të mposhtë kurdët për Shtetin Islamik.
Luftëtarët kurdë, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, kanë shënuar disa fitore të rëndësishme kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Por Turqia, sikurse edhe shumë shtete Perëndimore, Partinë Punëtore të Kurdistanit e cilësojnë si organizatë terroriste.
Armëpushimi u ndërpre në korrik, kur Turqia filloi të bombardoi kampet e kësaj organizate bë veri të Irakut, e në të njëjtën kohë filloi edhe sulmet kundër Shtetit Islamik. Mirëpo vëzhguesit kanë konfirmuar se kryengritësit kurdë janë përballur me sulme shumë më të ashpra të forcave turke, se sa militantët islamikë.
Zyrtarët turqë kanë mohuar se fushata kundër Shtetit Islamim është vetëm një mbulesë për të pamundësuar përparimin e kurdëve dhe Ankaraja ka theksuar se planifikon një fushatë gjithëpërfshirëse kundër Shtetit Islamik.
Bajik theksoi se Turqia po deklaron se po lufton kundër Shtetit Islamik, por në të vërtetë ajo është duke luftuar kundër kurdëve dhe se po mbron xhihadistët.
Ai më tutje tha se Erdoani është përgjegjës për masakrat e kryera nga Shteti Islamik./ 21 Media
