Kancelari austriak, Sebastian Kurc e quajti vaksinën kundër koronavirusit “dhuratën më të mirë të Krishtlindjes” dhe akoma mendon në kthimin në normalitet gjatë verës.
“Kriza ekonomike globale i prek fuqimisht të gjitha vendet dhe nuk e anashkalon as Austrinë. Qëllimi ynë i madh është të kthehemi në normalitet me vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur. Dhurata më e mirë e Krishtlindjeve këtë vit vjen më 27 dhjetor, ndërsa kjo është vaksina”, tha Kurc në një intervistë për “Kronen cajtung”.
Ai e shprehu besimin se gjysmë milionë njerëz në Austri do të vaksinohen deri në fund të marsit, ndërsa dukshëm më shumë njerëz deri në verë, pas së cilës ekonomia do të rritet përsëri, ndërsa bashkë me të edhe punësimet.
I pyetur nëse mbyllja e tretë do të jetë e fundit, Kurc tha se nuk mund të përgjigjet në këtë, por që është e qartë që sa më shumë njerëz të testohen rregullisht, aq më pak kufizime do të ketë./MIA
