Kurc: Nuk lejojë realizimin e qëllimit të terroristëve, shoqëria jonë nuk duhet të përçahet

TË FUNDIT

Kancelari austriak, Sebastijan Kurc porositi dje, pas sulmit terrorist në Vjenë, se nuk guxon të lejojë realizim të qëllimit të terroristëve dhe ai është krijim i përçarjes në shoqëri.

Kurc në fjalimin e tij deri tek qytetarët e Austrisë, theksoi se mbrëmë një terrorist me gjakftohtësi ka vrarë katër civilë nga afërsia. Në sulm janë një polic dhe edhe 14 persona, nga të cilët disa janë në rrezik për jetë.

“Shpesh kemi menduar se Austria është ishull i qetësisë, ndërsa dhunën dhe terrorizmin i kemi njohur vetëm nga lajmet e jashtme. E dhimbshme është e vërteta se jetojmë në një vend të sigurt, por në një botë të pasigurt”, theksoi kancelari austriak.

Ai shtoi se është konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm islamik, i kryer nga urrejtja ndaj vlerave bazë, modeli i jetës, demokracia në të cilën të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta.

“Ngjarja e mbrëmshme do të dalë në histori si një ditë tragjike kur u vranë bashkëqytetarët tanë, por ky ishte sulm ndaj të gjithë neve. Me siguri nuk do të lejojmë që kjo të na frikësojë. Vlerat tona bazë, lirinë dhe demokracinë do t’i mbrojmë me tërë fuqinë, ndërsa kryerësit e krimit, njerëzit të cilët qëndrojnë pas tij, do të dalin para drejtësisë”, deklaroi Kurc.