Kur të shihni se për festa nuk respektohet distanca prej 1 metër e gjysmë, tërhiquni, tha Zaevi

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka dalë me këshilla, se si besimtarët ortodoks por edhe myslimanë të veprojnë gjatë festave fetare, Pashkët dhe Bajrami i Ramazanit.

Ka këshilluar, që nëse shohin tubime të njerëzve, ku nuk respektohet distanca prej 1 metër e gjysmë, atëherë qytetarët të largohen nga ato tubime.

“Të qëndrojmë në të hapur. T’u ikim objekteve të mbyllura. Kur t’i festojmë festat, kur të shohim se ka tubime, se nuk është distanca e nevojshme prej 1 metër e gjysmë, menjëherë të tërhiqemi. Qiriun për Pashkët mund ta ndezim para ndërtesë sonë, para shtëpisë sonë, jashtë në të hapur. Kjo mund të bëhet për Pashkë por edhe për të gjitha festat tjera, t’i festojmë duke repsketuar masat dhe duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme për shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve”, tha Zaevi.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen, ngaqë festat fetare do të shënohen pa masën e ndalesës së kufizimit të lëvizjes – orën policore./TV21