Maqedonia e Veriut është në rrugë që të bëhet anëtarja e 30 e NATO-së, por kur do të ndodhë kjo. Sekretari gjeneral i Aleancës, Jens Stolltemberg, thotë se kjo nuk varet nga ai por nga parlamentet nacionale të shteteve anëtare dhe sa shpejtë ata do të ratifikojnë protokollin aderues. Stolltemberg shpreson se ratifikimi në gjithë parlamentet do të përfundojë deri në dhjetorë të këtij viti, për kur është caktuar samiti i NATO-së në Londër. Ai gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut i përmbush standardet për anëtarësim në NATO dhe përsëri i lëvdoi kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë për guximin e tyre për zgjidhjen e çështjes së emrit. Përndryshe, nesër dhe pasnesër në Bruksel do të mbahet takim i ministrave të mbrojtjes, ku do të marrë pjesë edhe ministrja, Radmilla Shekerinska.
“Të gjithë aleatët e nënshkruan protokollin aderues, në pranverë më duket, apo jo, në shkurt mendoj. Po në shkurt. Zakonisht, siç ishte kur u anëtarësua Mali i Zi, nevojitej rreth një vit. Nuk varet nga unë sa shpejtë do ta ratifikojnë, por varet nga 29 parlamentet nacionale se sa shpejtë munden ta ratifikojnë protokollin aderues. Por, do të ishte shumë mirë nëse mund të mbarojnë deri në dhjetor kur në Londër do të takohen liderët. Nëse nuk ndodh atëherë, pres që të ndodh menjëherë pas asaj”, deklaroi Jens Stolltenberg, Sekretar Gjeneral i NATO-s.
