Kur iu del gjak nga hundët, ky është pozicioni i duhur

TË FUNDIT

Rrjedhja e gjakut nga hunda zakonisht ndodh befasisht

Shkaqet mund të jenë të ndryshme: frakturë, trup i huaj, acarim, inflamacion, apo të një natyre më serioze.

Shkaktarët e përgjithshëm janë ngritja e shtypjes së gjakut (hipertensioni, shqetësimi, rritja e presionit qendror të venave), andaj nëse shfaqet shpesh, ose nuk mund ta ndalni, shkoni sa më parë te mjeku, transmeton Telegrafi.

Si duhet të reagoni? Çfarë duhet të bëni dhe si ta vendosni kokën kur fillon t’ju dalë gjak nga hunda?

Është e domosdoshme të qetësoheni, apo të qetësoni personin të cilit i ndodh kjo gjë, pozicioni i duhur i uljes është me kokën poshtë.

Është me rëndësi të merrni frymë qetësisht, mos bëni panik.

E para që duhet të bëni, në këtë pozicion është të shtypni butësisht rrënjën e hundës. Pasi gjakrrjedhja të ndalet pak, përmbajtja e mpiksjes së gjakut duhet të hiqet nga hunda, nëse personi ka mundësi. Pastaj, nëse gjakrrjedhja është e intensitetit më të ulët, është mirë që disa herë të merrni dhe të nxirrni frymën nëpërmjet hundës.

Në mënyrë që presioni të stabilizohet, është e rëndësishme që pas kësaj të mos bëni lëvizje të papritura të kokës dhe do të ishte mirë të qëndroni në pozicion ulur edhe për një kohë.

Nëse gjakderdhja nuk mund të ndalet, është mirë të vendosni garzë ose shtupë pambuku dhe t’i drejtoheni mjekut.

error: Content is protected !!