Mickoski kërkon që Komisioni anketues ta vazhdojë punën e tij për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, edhe pse dje duhej ta mbaronin diskutimin dhe të sjellin konkluzione nëse ka përgjegjësi politike, gjë që nga fillimi u caktua si detyrë e Komisionit. Megjithatë shefi i partisë opozitare thotë se komisioni duhet të vazhdojë me punën e tij në lidhje me kontrollet për aplikimin e barnave, sidomos për kompaninë farmaceutike Panovski që e ka pjesën më të madhe të tenderëve në Shëndetësi.
“Nga kontrolli i jashtëzakonshëm i Ministrisë së shëndetësisë dhe për furnizimet publike në MSH në periudhën nga 1 gusht 2021 deri më 1 gusht 2023, por njëkohësisht edhe mbikëqyrja parciale e inspektorëve në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë, periudhë 22 janar, shkurt, mars 2023, u konstatuan parregullsi të shumta dhe në fakt u konstatua se kjo që ka ndodhur deri në 2021, ende po vazhdon.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
A po del nga kompetencat e tij Komisioni anketues? Në mbledhjen e djeshme, Martin Kostovski nga LSDM-ja i cili kishte vërejtje që deputetëve të opozitës u lejohet të sjellin konkluzione të tyre, rikujtoi se ata duhet bërë punën e tyre.
“Përsëri, në fillimin e finales së mbarimit të punës së Komisionit anketues, u lejoni deputetëve të VMRO-DPMNE-së të prezantojnë prova subjektive me qëllim që të drejtohet faji.”- tha Martin Kostovski, LSDM.
Në seancën e djeshme kur para deputetëve foli prokurori publik Lubomir Joveski, ai kërkoi që të mos prishet procesi parahetimor por t’i lejohet Prokurorisë që ta bëjë punën e saj. Me reagim dolën nga Klinika e Onkologjisë prej ku i hodhën poshtë pretendimet e Mickoskit se pa nevojë janë blerë barna.
