Edhe nëse BE do të zhduket, ne do të luftojmë që të bëhemi pjesë e saj, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët për media që pati me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen dhe kryetarin e Këshillit Europian të BE-së Sharl Mishel. Tha se nuk është me rëndësi pritja, por është me rëndësi progresi që do të bëjnë vendet e Ballkanit perendimor drejt BE-së. Shtoi se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor, aq sa ne kemi nevojë për BE-në. Ndërkaq dy krerët e BE-së nuk dhanë kohë konkrete se kur Ballkanin perëndimor do të integrohet në familjen europian, por theksuan se BE nuk e ka për qëllim që të zhduket.
“Kur Ursula mori votat për tu bërë kryetare e KE-së, tha se është lindja e një Komisioni gjeopolitik dhe kjo po ndodh. Për herë të parë vendet e Ballkanit po shihen dhe po trajtohen si arsye gjeopolitikë dhe strategjik të BE-së. Kur do të bëhemi anëtarë të BE-së? Një gjë është e sigurt, ne shqiptarët dhe Shqipëria do të jenë besnik BE-së edhe nëse BE zhduket. Ne do të vazhdojmë të luftojmë të bëhemi anëtarë të BE-së edhe nëse do të jemi anëtarë e vetme. Pra nuk ka rëndësi, ne duhet të bëjmë progres”- deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
“Shpresoj që vendet e Ballkanit perendimor do të bëjnë progres dhe sigurisht se do të ketë shumë punë për të bërë, por më lejoni që të jem shumë i qartë, ne përmendëm pakon për energjetikë, theksuam universitetet dhe lidhjen që do të kenë universitet e Shqipërisë me të BE-së. Ne jemi të lumtur që jemi këtu në Tiranë dhe do të vijmë shpesh dhe shpresoj që edhe Edi Rama dhe liderët e tjerë do të vijnë shumë shpesh në Bruksel”- deklaroi Sharl Mishel, Kryetar i Këshillit Europian.
“Është e vërtetë se ajo që kemi kuptuar në këtë kohë vendimtare për shkak të luftës brutale që Rusia po kryen mbi Ukrainën paqësore, vend i cili vetëm deshi të determinoj se si e sheh të ardhmen e vendit të tyre. Po shohim kohëra vendimtare dhe është sikur një perde që po largohet dhe shihet esenca e gjërave. Në thelb të unionit tonë, ne jemi union i vlerave, sigurisht që jemi edhe union i prospertitet”- tha Ursula Von Der Lajen, Kryetare e Komisionit Europian.
