Kur afrikanët në Gana festojnë me flamurin Kombëtar dhe të Kosovës

TË FUNDIT

Blerina Lila është vajza që përmes organizatave humanitare po kontribuon që për Kosovën të jenë në dijeni edhe vendet e kontinentit të Afrikës.

Përmes një fotoje që ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook, Blerina ka treguar se si disa fëmijë në Gana mbajnë në duar flamurin kombëtar kuq e zi dhe atë të shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Pos kësaj, fëmijët në foto shihen shumë të buzëqeshur teksa bëjnë me duar shqiponjën.