Kuomo: Shtetet federale kanë bërë gabim që i dëgjuan thirrjet e Trampit për t’u hapur në kulmin e pandemisë

TË FUNDIT

Guvernatori i shtetit federal Nju-Jork, Endruj Kuomo sot deklaroi se shtetet tjera kanë bërë gabim që i dëgjuan thirrjet e presidentit amerikan Donald Tramp që të hapen në kohë të pandemisë.

Kuomo tha se qeveria federale ishte e paaftë edhe në mohimin dhe se ka kryer presion ndaj shteteve që sërish në mënyrë jo të kujdesshme të hapen, që ata këtë edhe e bënë, kumtoi Si-En-En.

“Lirojuni, lirojuni, lirojuni”, ka thënë kuomo, duke përkujtuar në tuitet e presidentit amerikan për këtë çështje.

“Gabimi i tyre ishte që e dëgjuan presidentin”, shtoi ai.

Kuomo tha se njerëzit nga shtete të tjera vijnë në Nju-Jork për të gjetur strehim nga virusi.

“Shtetet tjera duhet ta vendosin nën kontroll virusin”, ka thënë guvernatori i Nju-Jorkut.