Sot, në sallën e artizanateve në Kumanovë, për të dhjetën herë me radhë u organizua “Java kulturore shqiptare”, kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë manifestim morën pjesë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Kumanovës, të cilët e begatuan programin me poezi e këngë kushtuar kësaj dite e cila është edhe festë shtetërorë për të gjithë shqiptarët. Përt nderë të ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, organizatori vendosi që të nderojë edhe tre veteranë të arsimit shqip, zonjën Remzie Jasharin, z.Feriz Dervishin dhe z. Reshat Latifin, të cilët u dekoruan me mirënjohje dhe disa shpërblime modeste. Manefestimin e përcjellën një numër i konsiderueshëm qytetarësh duke i respektuar masat dhe protokollet e rekomanduara nga institucionet shëndetësore. Përndryshe ky manefestim është tradicional dhe mbështetet nga Ministria e kulturës dhe komuna e Kumanovës.





