Kumanovë, gjenden 15 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se gjatë ditës së sotme kanë kryer kontroll në shtëpinë e A.S nga fshati Rramanli i Kumanovës, me çka në dhomën ndihmëse kanë sekuestruar 15 kilogramë marihuanë, përcjell TV21.

“Sot Departamenti për kriminalistikë – Sektori i tregtisë së paligjshme të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me Departamenti për Operacione Speciale, pasi që kanë marrë masa të përbashkëta dhe aktivitete të koordinuara kanë privuar nga liria A.S (28) nga fshati Rramanli i Kumanovës, D.C (30) dhe D.I (29) të dy nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer trafikim të paligjshëm të drogës.

Pas urdhrit të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore – Kumanovë për kontroll të një shtëpie dhe hapësirave tjera, sot u bë kontroll në shtëpinë e A.S në fshatin Rramanli, me të cilën në dhomën ndihmëse kanë gjetur dy çanta me tre pako të mëdha polietileni në të cilat gjendeshin 15 kilogramë marihuanë. Në vend ngjarje u gjendën edhe D.C dhe D.I të cilët u privuan nga liria dhe me urdhër të gjykatës u kontrolluan edhe shtëpitë e tyre.

SPB-Kumanovë, do të paraqesë padi penale kundër dy personave në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, për shkak të ekzistencës të dyshimit e ata kanë kryer krimin e paraparë dhe të dënueshëm sipas nenit 215 të Kodit Penal”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.