Kumanovë, Dimitrievski dhe anëtarët e tjerë të shtabit janë testuar pa anketë epidemiologjike, mostra ju është marrë në ndërtesën e komunës

TË FUNDIT

Dy shkelje ka regjistruar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor gjatë kontrollit të bërë në Kumanovë në lidhje me testimin e kryetarit  të komunës dhe anëtarëve të shtabit të krizës.

Drejtoresha Sotirova- Buhova në konferencë për shtyp tha se janë bërë 25 testet të cilët janë regjistruar si skrining, ndërsa epidemiologu i ka bërë pa plotësuar anketë epidemiologjike.

Sotirova- Buhova tha se shkelja e dytë është bërë në pjesën e lokacionit për marrje të mostrave. Ajo thotë se mostra nga kryetari i komunës dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Krizave janë marrë në ndërtesën e komunës, gjë që është në kundërshtim me ligjin.