“Kulturë në kohë të koronës”, 41 artistë kanë performuar deri tash

TË FUNDIT

Nga koncerti i parë i mëhallës që u mbajt të mërkurën, 15 Prill 2020, deri sot, si pjesë e programit “Kultura në kohën e koronës”, 41 artistë kanë interpretuar në ambient të hapur, në 17 projekte.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë gjithashtu, se gjatë orës policore, ata ofruan programe te ndryshme për qytetarët – koncerte të muzikës klasike, pop, rok, muzikë alternative dhe elektronike, si dhe art video-vizual, dhe ata patën pritje të shkëlqyeshme në mesin e banorëve përreth dhe arritën shikueshmëri të madhe në rrjetet sociale të qytetit të Shkupit me mbi 180,000 shikime.

si pjesë e programit “Kultura ne kohen e koronës” performanca deri tani kane pasur:
Lepi Xhoni, Eye Cue, Hristina Zafirovska, Artan Kastrati, Funk Shui, Musaiq, Goce Ilievski, Arda Mustafoglu, Emilia Popivoda, Dunja Ivanova, Silvi Band, Pluto`s Doubts, South Park, Plamenka Trajkovska – kuarteti, DJ Electron, Martin Mila dhe Agni Avshar.

“Është e rëndësishme të theksohet se deri më tani muzikantët kanë interpretuar muzikë instrumentale dhe vepra në maqedonisht, shqip dhe anglisht, dhe në të ardhmen veprat muzikore do të interpretohen në gjuhë të tjera. Nga 41 artistë që kanë interpretuar deri më tani, 29 janë meshkuj dhe 12 janë interpretues femra”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Performuesit performuan në disa lokacione në qytet, në 6 komuna të Shkupit, edhe atë në parkun “Ibni Pajko”; në shkollën e mesme mjekësore “Pançe Karagjozov”; në parkun në Shkup Veri; në Fushe Tophane ; në Parkun “Shopen” në Kisella Voda; në Aerodrom tek “Stella”; në Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe në kulmin e “Shtëpia e ndërtimtarëve”. Performacat e tyre u transmetuan në:

– faqja e Qytetit të Shkupit në Facebook

https://www.facebook.com/CityofSkopje/?ref=br_rs

– kanali Youtube i Qytetit të https://www.youtube.com/channel/UChnvnL2Inms7iLk6uzQFyTw

Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës “Kultura në kohë të koronës”. Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit.

Artistët e interesuar mund të aplikojnë në https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/

Me këtë thirrje do të mbështeten llojet e mëposhtme të projekteve:

1. Performanca në mëhalla deri në 2 orë; pajisjet teknike do të sigurohen nga institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit; dhe

2. Ekspozita virtuale, shfaqje, performanca, koncerte, punëtori për fëmijë…, që zgjasin deri në 2 orë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme.