Punojnë afër katër muaj për të prodhuar duhanin. Zgjohen në mes të natës dhe punojnë pa pushim, të gjithë familjarisht, duke shpresuar se fitimi do të jetë i mirë. E kur tani erdhi koha e shitjes, banorët e Komunës së Dollnenit janë revoltuar, sepse nuk janë të kënaqur me çmimin e duhanit. Ata mendojnë se nuk vlen për këtë çmim i gjithë mundi që bëjnë dhe kërkojnë nga Qeveria të gjejë zgjidhje.
“Këtë vit nuk jemi të kënaqur as nga blerja e as nga çmimi, ja shohim tani është 130, 140 më shumë 150 denarë dhe si ta japim duhanin. Ne mundohemi gjatë gjithë verës këtu me duhanin. Ne nga qeveria kërkojmë, presim qeveria të ndihmojë, nëse nuk ndihmon, zgjedhjet lokale do të jenë në vjeshtë do të jenë edhe zgjedhjet parlamentare, do të shohim”, tha njw banor.
“Aspak nuk jemi të kënaqur, jemi tepër të rrezikuar me blerjen e duhanit, asgjë nuk është bërë më mirë, në asnjë blerje nuk është përmirësuar as tek i Manastirit as tek i Prilepit as i Kavadarit të gjithë e çojnë me te vjetrën. Këtë vit këtu tek ne është 15, 16 ndërsa na thanë se do ta paguajnë nga 17 deri 20, na e blejnë për një kuti cigare”, tha njw banor.
Përfaqësuesi i kultivuesve të duhanit i cili mbron të drejtat e tyre, Mirsad Kollashinac, thotë se kanë shumë problem. Sipas tij banorëve ua kthejnë duhanin me klasifikim më të dobët.
“Mendoj se duhej të merren masa të tjera të rritet klasifikimi i 4 dhe jot ë mos ekzistoj, të paktën të jetë 120 denarë dhe diku 10 denarë edhe për klasifikimin e 3 që të arrihet normalja diku 170, 180 denar. Mund të them se këtu njerëzit kanë shitur duhanin dhe nga 140 denarë, ka edhe nga 200 denarë ata të cilët e kanë sjellë duhanin më të mirë”, tha Mirsad Kollashinac – përfaqësues i prodhuesve të duhanit.
Banorët thonë se nuk po realizohet asgjë nga premtimet që ua bëri ministri në takimin që kishin. Ata pas takimit janë nënshkruar tek kjo letër me pikat të cilat janë pajtuar kultivuesit. Këtë letër e ka përgatitur ministria, por që nuk ka as vulë dhe as logo të ministrisë e as të qeverisë.
Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha thotë se ka përmasim të dukshëm në procesin e blerjes së duhanit.
“Ajo që vërehet në sferën e parregullsive mund ta themi se si asnjëherë më parë në kohë rekord ne kemi shumë ankesa për shkallën e dytë të vlerësimit të duhanit dhe kjo është një motiv plus për bujqit, respektivisht për prodhuesit e duhanit që të jenë të bindur se mundi i tyre dhe puna e tyre do të vlerësohet ashtu si ata e kanë punuar”, deklaroi Hoxha.
Por, banorët thonë të kundërtën. Ata vlerësojnë se këtë vit, klasifikimi i duhanit nuk vlerësohet si duhet sipas standardeve. Sipas tyre klasifikimi 4 i duhanit paguhet 60 ose 70 denarë, ndërsa klasifikimi 1 paguhet prej 130 deri 160 denarë, ndërsa në të shumtën e rasteve klasifikimi më i ulët u kthehet pas banorëve.
